Makarona elb me perime në furrë
16 Korrik 2024, 08:26 / RECETA ALFA

Përbërësit:
300 gr makarona elb
1 qepë
2 thelpinj hudhër
1 karrotë
1 spec i kuq
1 spec jeshil
1 kungull i njomë
1 tufë majdanoz
1 fç salcë domate
1 spec i kuq djegës
Vaj ulliri
Kripë, piper
Përgatitja:
Kaurdisim fillimisht qepën dhe hudhrat të grira imët. Më pas shtojmë të gjitha perimet të prera në kubikë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe më pas shtojmë salcën e domates.
Vazhdojmë kaurdisjen dhe sapo salca të fillojë të lidhet shtojmë makaronat elb dhe ujë në masë të përbërësve. E lemë gatimin të marrë valë për rreth 10 minuta dhe në fund shtojmë bimët aromatike.
E kalojmë gatimin në një tavë dhe e vendosim në furrë sa të marrë një ngjyrë në sipërfaqe për rreth 15 minuta.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

