Mozzarella nga qumështi i buallit apo i lopës…ç’rëndësi ka…

27 Maj 2022, 07:14 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Mozzarella nga qumështi i buallit apo i

Mozzarella i përket familjes së bulmetit. Ai është një lloj special djathi me një shije shumë delikate. Djathi mund të përftohet nga qumështi i buallicës ose i lopës dhe është karakteristik i Italisë së Jugut. Djathi Mozzarella është i famshëm në gjithë botën. Për shijen e tij unike ai përdoret në një mori recetash. Alfa sjellë sot një recetë të thjeshtë sanduiçi me një emër të veçantë në recetën italisht, “Mozzarella in carrozza”.

Sanduiç i tiganisur me djathë Mozzarella

Koha e përgatitjes: 20 minuta

Koha e gatimit: 5 minuta

Vështirësia e ulët

Për 4 persona

Përbërësit

8 feta buke, 250 gr Mozzarella, 2 vezë, 150 gr bukë e grirë, miell sipas nevojës, vaj për skuqje sipas nevojës.

Përgatitja

1.       Fillimisht hiqini bukës pjesën e koreve. Djathin Mozzarella ndajeni në feta.

2.       Çdo fetë djathi Mozzarella vendoseni mes dy fetave bukë. Ngjishini fetat e bukës me njëra tjetrën në mënyrë që dy fetat e bukës të ngjiten.

3.       Sanduiçet me djathin Mozzarella kalohen fillimisht në miell, më pas në një pjatë ku keni rrahur vezët dhe në fund në pjatën me bukë të thekur.

4.       Ky proces përsëritet dy herë në mënyrë që të krijohet një veshje e jashtme e plotë.

5.       Hidhni vajin në një tigan të thellë dhe kur të jetë nxehur mirë vendosni sanduiçët.

6.       Skuqini mirë duke i kthyer herë pas here, derisa të marrin ngjyrë të artë në mënyrë të njëtrajtshme.

7.       Hiqini me një kapse kuzhine nga tigani, vendosini mbi një letër kuzhine që të largoni vajin e tepërt dhe shërbejini të ngrohta, me qëllim që Mozzarella të jetë e shkrirë.

Historiku i djathit Mozzarella

Ky djathë e ka origjinën që në kohën e Mesjetës, kur demat në fushën e Napolit prodhonin qumësht, i cili për shkak të ngadalsisë së transportit, ditën që mbërrinte në baxho ishte i athët dhe kthehej në trajtë gjize shumë lehtë për t’u vërtitur. Etimologjia e fjalës Mozzarella vjen nga folja mozzare (me pre), që ka të bëjë me punën e baxhoxhiut.

 

 

 

Po ndodh...