Pite shtëpie me mollë të pjekura në furrë

10 Mars 2023, 07:28 / RECETA ALFA ALFA PRESS
Pite shtëpie me mollë të pjekura në furrë

Pitet zakonisht i mbushim me produkte të kripura si djathi i bardhë, gjiza, mish i grirë apo edhe me speca e domate.

Brumi i tyre do të jetë i butë dhe perfekt falë disa sekreteve që i zbuloni në recetë, dhe zemra e ëmbël plot me mollë të karamelizuara.

Shumë shpejt këto pite do të kthehen në të preferuara tuaja.

Përbërësit:

Për mbushjen:
5-6 mollë
2-3 lugë gjelle sheqer
1 lugë çaji kanellë
Për brumin:
500 gr miell për ëmbëlsira
1 gotë vaj
1 gotë vere 
 

Përgatitja:

Në fillim prisni mollët në feta të holla

Ndërkohë në zjarr vendosni një tigan apo tenxhere të vogël që të ngrohet.

Shtoni aty fetat e mollëve dhe sheqerin e përcaktuar në recetë.

Për t’i dhënë shije shtoni edhe kanellën, e cila do t’i japë ngjyrë edhe karamelit.

Skuqeni derisa lëngu i mollëve të jetë mpiksur dhe të jetë kthyer në karamel.

Nëse forma e tyre prishet mos u shqetësoni.

Pasi mollët të jenë gati, largojeni tiganin nga zjarri dhe kalojini ato në një tas që të ftohen më shpejt.

Ndërsa mollët e karamelizuara ftohen.

Në një tas hidhni miellin e situr, vajin dhe verën e bardhë.

Nëse nuk keni miell për ëmbëlsira mjafton të përdorni miellin e zakonshëm dhe t’i shtoni një paketë me fryrës ëmbëlsirash.

Po ndodh...

ide