Sallatë Çezar me pulë

Sallata Çezar është një sallatë shumë e famshme e krijuar nga shefi italian emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Cesare Cardini.
Për këtë arsye këtu bashkohen shumë mirë shija italiane (djathi Parmigiano) dhe shija amerikane (salca Worcestershire).
Përbërësit
1 tufë sallatë jeshile
1 fileto pule
2 feta bukë
50 gr djathë Parmigiano Reggiano
2 lugë gjelle djathë i grirë Parmigiano Regiano
1 lugë çaji spec i kuq i ëmbël
1/2 luge çaji hudhër pluhur
kripë
...PËR SALCËN ÇEZAR:
2 lugë gjelle majonezë
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle lëng limoni
1 lugë çaji mustardë
1 lugë çaji salcë Worcestershire
1/2 luge çaji hudhër pluhur
piper i zi i sapobluar
Lajmë shumë mirë sallatën jeshile nën ujë të ftohtë të rrjedhshëm dhe zgjedhim gjethet që janë më të freskëta duke eleminuar gjethet e para të tufës. E thajmë shumë mirë me tharësen e sallatës ose me letra kuzhine dhe e presim me duar në copa të mëdha.
Presim bukën në kubik dhe e pjekim në furrë derisa të marrë ngjyrë të artë. Mund edhe ta skuqni në gjalp me pak hudhër, do të jetë akoma më e shijshme!
Fileton e pulës e presim në kubik dhe i japim shije me kripë, hudhër pluhur, spec të kuq të ëmbël dhe e skuqim për pak minuta në vaj ulliri nga të gjitha anët. Pregatisim salcën Çezar: në një kavanoz (ose tas të vogël) bashkojmë majonezën me mustardën, lëngun e limonit, vajin e ullirit, salcën Worcestershire, piperin, hudhrën pluhur dhe djathin e grirë.
E mbyllim kavanozin dhe e tundim fort në mënyrë që të gjithë përbërësit të bashkohen. Salcën e hedhim mbi sallatën jeshile dhe e përziejmë mirë. E lëmë që sallata të marinohet për jo më shumë se 5 minuta.
l
Pas kësaj, e zhvendosim në pjatë dhe shtojmë sipër copëzat e pulës, bukën dhe feta të holla djathi Parmigiano. Sipas dëshirës mund të shtojmë edhe feta pançete krokante, apo karkaleca të pjekur në zgarë.
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128