Sallatë me patate dhe fasule, super shije

9 Maj 2024, 07:21 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Sallatë me patate dhe fasule, super shije

Sallatë me patate dhe fasule

Përbërësit:

3-4 patate mesatare
1 qepë mesatare
4 lgj majdanoz të grirë
10-12 kokrra ullinj
100 gr fasule e zier
4 lgj uthull
2 lgj lëng limoni
2 fk vaj ulliri
1 lgj mustardë
Kripë, piper, rigon

Përgatitja:

I zjejmë patatet sa të zbuten plotësisht. I vendosim në një pjatë të thellë dhe mbi to hedhim majdanozin, qepën e grirë hollë, fasulet e ziera dhe ullinjtë. Në një vazo me kapak hedhim mustardën, uthullën, lëngun e limonit, vajin, kripën, piperin dhe rigonin. E tundim mirë dhe e hedhim mbi patatet e ziera. E lëmë sallatën të marinohet mirë për rreth 20-25 minuta.

 

Po ndodh...