Sallatë mesdhetare me makarona

22 Mars 2024, 07:11 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Sallatë  mesdhetare me makarona
Përbërësit për 4 persona:

200gr makarona

15 gjethe borzilok

15 kokrra ullinj te zinj pa berthame

150gr mocerala

100gr peshk ton nen vaj ulliri

250gr domate qershize

kripe

Përgatitja:

Ziejmë makaronat në një tenxhere me ujë të kripur dhe i kullojmë në momentin që janë al-dente (pak të forta).

Në një tas të madh dhe të thellë hedhim makaronat, shtojmë peshkun ton bashkë me vajin e tij, (nëse është vaj ulliri i virgjër, në rast të kundërt i heqim vajin dhe shtojmë 2-3 luge vaj ulliri) i perziejmë mirë dhe i lemë të ftohen.

Lajme dhe presim në katër pjese domatet qershizë, ndajmë në copa të vogla mocarelen e ullinjt e zinj, coptojmë me dorë borzilokun dhe të gjitha ia hedhim tasit me makarona dhe ton. E përziejmë mirë të gjithë përbërjen duke e rregulluar me kripë dhe piper (nesë ju pëlqen) dhe e lemë të pushojë në frigorifere për të pakten 1 orë. Më pas e servirim në pjata të zbukuruara me gjethe borziloku.

Shënim:
Nese vendosni ta konsumoni sallaten mesdhetare edhe pas disa ditesh, kujtohuni t’i shtoni domatet vetem ne momentin e konsumit, sepse duke leshuar aciditetin e tyre makaronat do te marrin nje shije te tharte.

 

Po ndodh...