Supa kolagjen me perime dhe lëng kockash
12 Nëntor 2024, 08:26 / RECETA ALFA

Përbërësit:
1 qepë
1 patate
1 karrotë
1 degë selino
80 gr oriz
1 litër lëng kockash
Lëng limoni
Majdanoz
Kripë, piper
Përgatitja:
Kaurdisim me pak vaj ulliri qepën të prerë në kubikë të vegjël. Sapo qepa të marrë ngjyrë të artë shtojmë perimet dhe vazhdojmë kaurdisjen. Ndërkohë lëngun e kockave që kemi përftuar nga zierja e kockave, e kullojmë dhe e shtojmë tek perimet.
Hedhim orizin, rregullojmë shijen me kripë, piper dhe e lemë supën të marrë valë. Në fund shtojmë lëng limoni dhe majdanoz të grirë imët.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
