Supë me lëng mishi dhe perime të stinës

Pas një vere të nxehtë mënyra më e mirë për të hidratuar trupin është përdorimi i supës në dietën ditore. Për ata që duan një përmbatje të lartë proteinike rekomandojmë përdorimin e kockave të viçit. Kurse nëse dëshironi një supë të lehtë, krahët e pulës janë zgjedhja e duhur. Perimet mund t’i zgjidhni sipas pëlqimit, me kushtin që të jenë të stinës.
Koha e përgatitjes: 20 minuta
Koha e gatimit: 35-40 minuta
Koha e zierjes së kockave : 3 orë
Vështrirësia e ulët
Për 4 persona
Përbërësit
2-3 kocka mesatare rreth 300 gr, 1 patëllxhanë, 1 kungull jeshil, 200 gr kërpudha, 75 gr gjalpë, 3 lugë kafeje miell, 1 e verdhë veze, 1 tufë majdanoz, lëngu i një limoni, kripë & piper sipas nevojës.
Përgatitja
1. Zieni fillimisht në zjarr të avashëm për tri orë kockat. Në përfundim të kësaj kohe kulloni lëngun që duhet të jetë i kthjellët.
2. Hidhni 2 lugë gjalpë në një tenxhere të thellë. Shtoni patëllxhanin dhe kungullin e prerë në kubikë.Tiganisini për 10 minuta. Shtoni lëngun e mishit dhe lërini të ziejnë për 30 minuta.Kalojeni masën në mulinex dhe lëreni mënjanë.
3. Në tjetër tenxhere të thellë hidhni sasinë e mbetur të gjalpit. Shtoni kërpudhat e prera në feta. Pasi të jenë kaurdisiur pak shtoni miellin dhe skuqeni derisa të marr ngjyrë të artë. Shtoni masën e perimeve dhe përziejini vazhdimisht derisa të marr trajtë kremoze.
4. Hidhini majdanozin e grirë në 5 minutat e fundit të zierjes. Hiqeni nga zjarri. Merrni një garuzhde nga supa dhe përziejeni me tel me të verdhëne vezës dhe lëngun e limonit.
5. Shërbejeni të ngrohtë me copa buke të thekur dhe djathë të grirë parmigianno.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
