Supë me patate dhe lakër të kuqe
8 Maj 2025, 08:38 / RECETA ALFA

Përbërësit:
400 gr lakër e kuqe
2 patate mesatare
1 qepë e bardhë ose e kuqe
2-3 lugë vaj ulliri / gjalpë
1 litër lëng perimesh / ujë
200 ml pana për gatim
Kripë dhe piper sipas shijes
Pak uthull molle ose limon për freski
Përgatitja:
Në një tenxhere skuqim qepën me vaj ose gjalpë derisa të zbutet dhe të marrë pak ngjyrë të artë. Shtojmë patatet dhe lakrën. I përziejmë për disa minuta derisa të fillojnë të zbuten pak. Shtojmë lëngun e perimeve ose ujin dhe i lëmë perimet të ziejë në zjarr mesatar për 25-30 minuta. Fikim zjarrin dhe shtojmë panën. Për një teksturë më të trashë dhe të lëmuar, mund ta kalojmë supën në blender. Në fund rregullojmë shijen me kripë, piper dhe nëse dëshirojmë pak uthull ose limon për t’i dhënë një shije pak të athët.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
