Supë me spinaq dhe qumësht

18 Tetor 2023, 07:15 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Supë me spinaq dhe qumësht
Shumë e thjeshtë në përgatitje, prandaj hidhini një sy recetës!

Përbërësit

200 gram spinaq
1 qepë e grirë imët
1 patate
50 ml qumësht
1 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë, piper.

Udhëzimet

Pasi keni larë mirë spinaqin dhe pataten i qëroni dhe i prisni në copa të vogla.
I skuqni në një tenxhere me vaj ulliri dhe qepë. Pas disa minutash shtoni ujë dhe e lini supën të ziejë.

Shtoni qumështin. Nga fundi kur supa të jetë trashur shtoni kripën, piperin dhe specin djegës pluhur.
Për ta bërë supën kremoze i kaloni sipër një blender dore.
Shijojeni!

Po ndodh...