Tasqebap me mish viçi

6 Mars 2025, 08:25 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Tasqebap me mish viçi

Përbërësit:

500 gr mish viçi
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 qepë e madhe
2 thelpinj hudhër
2 domate të pjekura
1 lugë gjelle salcë domatesh
1 lugë çaji spec i kuq pluhur
½ lugë çaji piper i zi
2 patate të mesme
1 karrotë
1 gjethe dafine
1 filxhan çaji ujë ose lëng mishi
1 lugë çaji majdanoz i freskët
Kripë sipas shijes

Përgatitja:

Në një tenxhere ngrohim vajin e ullirit dhe skuqim mishin derisa të marrë një ngjyrë të lehtë kafe. Shtojmë qepën dhe hudhrën dhe i kaurdisim derisa të zbuten. Shtojmë domatet e grira, salcën e domates, specin e kuq pluhur, piperin dhe kripën. I përziejmë mirë dhe i lëmë të ziejnë për 5 minuta. Shtojmë patatet dhe karrotën dhe vijojmë me kaurdisjen për 2-3 minuta.

Më pas shtojmë ujin ose lëngun e mishit, gjethe dafine dhe e mbulojmë tenxheren me kapak. E lëmë të ziejë në zjarr të ulët për rreth 40-50 minuta, derisa mishi të jetë i butë dhe salca të jetë trashur. E shërbejmë tasqebapin të ngrohtë me bukë të freskët duke e zbukuruar me majdanoz të grirë.

Po ndodh...