Rodri tregon prapaskenat! Mesfushori spanjoll rrëfen detajet e kalimit nga City te Barça dhe refuzimin e Realit
Rodri ka zbuluar prapaskenat e vendimit për t’u transferuar te Barcelona, duke treguar arsyet që e bindën të zgjidhte klubin katalanas. Fituesi i Topit të Artë ka rrëfyer se vendimi nuk u mor brenda natës, por pas një periudhe të gjatë reflektimi, ku projekti sportiv i Barcelonës ishte faktori kryesor.

Rodri ka vendosur të tregojë më shumë për prapaskenat e një prej transferimeve më të bujshme të kësaj vere. Pas shtatë vitesh të suksesshme me Manchester Cityn, mesfushori spanjoll zgjodhi Barcelonën, edhe pse në garë për firmën e tij ishte një tjetër gjigant i futbollit spanjoll, Real Madridi.
30-vjeçari ka rrëfyer se largimi nga Manchester City nuk ishte një vendim i marrë në mënyrë të menjëhershme. Sipas tij, fillimisht duhej të kuptonte se cikli i tij në Angli kishte përfunduar dhe më pas të analizonte se cila do të ishte sfida e duhur për vazhdimin e karrierës. Rodri ka theksuar se pas shtatë viteve në Manchester City ndihej i gatshëm për një kapitull të ri dhe se zgjedhja e tij është bazuar gjithmonë te aspekti sportiv.
“Ka qenë më shumë një proces sesa një vendim. Fillimisht duhet të kuptosh se cikli yt ka përfunduar dhe se dëshiron një sfidë të re, një vend ku mund të vazhdosh të ndërtosh karrierën. I jam mirënjohës Manchester Cityt për gjithçka që më ka dhënë gjatë shtatë viteve të paharrueshme, si në aspektin personal, ashtu edhe në atë futbollistik”.
Mesfushori spanjoll ka treguar se ajo që e bindi më shumë ishte projekti që po ndërtohet në Barcelonë.
“Gjithmonë i kam bazuar vendimet e mia te aspekti sportiv, te vendi ku mendoj se mund të fitoj, të jem i lumtur dhe, mbi të gjitha, të rritem si lojtar. Për këtë arsye zgjodha Barcelonën, edhe për gjeneratën e lojtarëve që ka dhe për atë që Hansi Flick po ndërton”
Rodri pranoi gjithashtu se vendimi nuk ishte aspak i lehtë, sidomos për shkak të interesimit të Real Madridit.
“T’i thuash jo Real Madridit nuk është e lehtë. Sidomos sepse ata u sollën në mënyrë shembullore me mua. Në fund, Deco dhe Hansi më bindën. Duhej të analizoja shumë gjëra dhe të merrja një vendim të rëndësishëm mes dy prej klubeve më të mira në botë”.
Rodri ka zbuluar edhe më shumë detaje për mënyrën se si Barcelona e zhvilloi bisedën me të. Sipas tij, klubi katalanas nuk ushtroi presion dhe kjo ishte një nga gjërat që i pëlqeu më shumë gjatë negociatave.
Kalimi i Rodrit te Barcelona përbën një nga lëvizjet më të mëdha të merkatos së kësaj vere. Mesfushori u largua nga Manchester City pas një periudhe të jashtëzakonshme, ku fitoi trofe të rëndësishëm dhe u shndërrua në një nga mesfushorët më të vlerësuar në botë.
Po ndodh...
Basha, Berisha dhe një takim me prindër në SHBA!
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128