SHBA-ja kërkon ringjalljen e negociatave për Ukrainën, Trump: Putin do të furnizojë tregun me miliona tonë naftë dizel

9 October 2026, 22:15 / BOTA ALFA PRESS

SHBA-ja kërkon ringjalljen e negociatave për Ukrainën, Trump:

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaron se ka arritur një marrëveshje me presidentin rus, Vladimir Putin, që i lejon Moskës të hedhë “menjëherë në tregun global” naftë dizel.

Ai tha se Putin kishte rënë dakord të çlironte menjëherë 300 mijë tonë naftë dizel, të pasuara nga 500 mijë tonë në nëntor dhe më pas edhe një milion tonë të tjerë.

“Çmimet e naftës dizel për amerikanët dhe, në të vërtetë, për të gjithë botën, DO TË ULET ME SHIFRA REKORDE DHE SHPEJT!”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.

Çmimet e naftës dizel në SHBA janë dyfishuar që nga nisja e luftës me Iranin në shkurt, duke shtuar presionin ndaj republikanëve përpara zgjedhjeve të mesmandatit, për shkak të rritjes së kostos së jetesës.

Sipas Shoqatës Amerikane të Automobilave (AAA), çmimi mesatar i naftës dizel në SHBA është aktualisht 6,28 dollarë për galon, nga rekordi prej 6,53 dollarësh i regjistruar në fund të shtatorit.

Menjëherë pas njoftimit të Trump, Departamenti amerikan i Thesarit lëshoi zyrtarisht një licencë të përkohshme që lejon hyrjen e naftës dizel ruse në treg.

I dërguari i posaçëm i Putinit, Kirill Dmitriev, e mirëpriti marrëveshjen përmes një postimi në rrjetet sociale, duke deklaruar: “Bashkëpunimi Rusi-SHBA për naftën dizel dhe energjinë do t’i sjellë përfitime botës.”

  (A2 Televizion)

Po ndodh...