“500 forca policie ishin te shtëpia ime”, Stresi mesazh ministres së Kosovës: A jeni normal ju?!

Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës pas sherrit në Pejë, ku u përfshi Noizy dhe Medi Iseni.
Ai nuk është arrestuar ende, ndërsa Noizy dhe DJ i tij, Crax, u arrestuan në mesnatë në një klub në Shëngjin.
Stresi ka bërë një video në rrjete sociale, me anë të së cilës i drejtohet ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.
“E nderuar ministre a e ke parë që tri vjet se si ne po kërcënohemi në rrjete sociale e si po na kërcënohet motra, nëse jeni feministe sado pak dhe e doni forcën e gruas futuni pak nëpër TikTok mblidhni të gjitha videot e kërcënimet se si shahen gratë nga një pervers 40 vjeç me fëmi edhe që nuk e kemi prekur hiç”, u shpreh ai.
“Ju lëshoni urdhërarrest me ardh me na arrestuar neve në Shqipëri, 500 forca policore kanë qenë te shtëpia ime. A jeni normal ju? Ti e nderuar ministre je e re, nuk di asgjë për të kaluarën time, pa u zbardh kjo çështje harroni që mund të më afroni ju mua”, shprehet Sresi.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


