A është kjo e dashura sekrete e Bud Spencerit?!

Aktori Bud Spencer i cili lindi në Carlo Pedersoli në Napoli u bë i famshëm për filmat e tij western.
Por së fundmi Carlotta Rossi 46 vjeç me profesion menaxhere pretendon se është vajza sekrete e aktorit.
Ajo e ka treguar historinë e saj në librin ‘A mezzo’’ për herë të parë.
Rossi e ndihmuar nga avokatët e saj ka nisur një proces gjyqësor për njohjen e atësisë në Gjykatën e Romës.
Ajo ka kërkuar ekzaminimin e ADN-së dhe kërkon kompensim’ për dëmin e pësuar për shkak të mungesës së konsiderueshme të figurës së babait gjatë gjithë jetës së saj’ dhe që të përfshihet në trashigiminë e aktorit.
Në librin e saj Carlotta tregon historinë e dashurisë mes nënës së saj Giò (Giovanna Michelina Rossi) dhe burrit që nuk mundi ta quante kurrë baba, por vetëm " Lallo ".
Në një intervistë për median italiane Corriere Della Sera, Rossi ka treguar momente nga takimi me aktorin.
“Në shtëpinë tonë mbërriti një valixhe që mua më dukej gjigande por në realitet ishte normale. Ishte plot me lodra. Mu duk si një Santa Claus i vishur me një xhaketë blu me një valixhe të bardhë në dorë’ është shprehur ajo.
Rosse ishte 13 vjeç kur Bud Spencer i tha asaj se kishte një familje tjetër dhe tre fëmijë.
Por Bud Spencer nuk ishte kurrë i huaj për Carlotta.
Ai është kujdesur për Carlottën deri kur ajo u diplomua.
I pagoi kolegjin në Shtetet e Bashkuara, pushimet verore dhe dimërore.
Ai vazhdoi të ndihmonte nënën e saj me një transfertë mujore prej një mijë euro deri në vdekjen e tij: avokatët janë në gjendje të konfirmojnë të gjitha lëvizjet nga viti 2005 deri në 2015.
Kur aktori vdiq më 27 qershor 2016 Carlotta mori pjesë në homazhet që aktorit iu bënë në Kapitol:
‘’Kam qëndruar në radhë si gjithë të tjerët. Kalova para trupit të tij, vetëm një kordon më ndante nga familja e tij legjitime. Isha si spektatore’.
Por pse tani Carlotta ka vendosur ta bëjë publike historinë?
Për Carlotta-n dyshohet se ishte e pamundur të bëhej publike historia për sa kohë që nëna e saj Giovanna ishte ende gjallë.
Ajo vdiq në nëntor 2015, pas së cilës Carlotta e përpunoi historinë e saj në një libër.
“Nuk ka asnjë arsye pse tani kam vendosur t’i drejtohem gjykatës dhe të tregoj në një libër për dashurinë e madhe që lidhi nënën time me babain tim. Sot jam gati edhe pse i kam premtuar nënës time që nuk do ta bëjë publike historinë e saj.’
Më 25 shkurt 1960, Bud Spencer u martua me Maria Amato, e cila ishte gjashtë vjet më e vogël se ai.
Në 56 vjetorin e martesës ai i kushtoi asaj një postim prekës,
Me një foto nga dasma e tyre, Spenser shkroi:
''Ditën kur u martova me Marian, dashurinë e jetës sime’ .
Aktori ka tre fëmijë me Marian: Diamante (50 vjeç), Giuseppe (61vjeç ) dhe Christine (60 vjeç).

Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
