Aktorët e 2XL kthehen në kryefjalë të kritikave ndaj formateve ku morën pjesë/ Treshja Juli, Olsi dhe Albano nxjerrin zbuluar...

2 Qershor 2024, 17:21 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Aktorët e 2XL kthehen në kryefjalë të kritikave ndaj

Pas mbylljes së emisionit "Klanifornia", shumë nga aktorët e saj filluan projekte të reja televizive e po ashtu disa të tjera zgjodhën të merrnin pjesë në reality-show.

Klanifornia ishte një emision humoristik, me gjenezë nga "Portokallia", ku më pas krijuan 2XL, Duplex, e më pas Klanifornia. Në qershorin e 2023 ky program i cili transmetohej në "Klan Tv", u mbyll.

Aktorët më në zë ishin Jul Deda, Albano Bogdo, Olsi Bylyku, Visjan Ukcenaj e Cubi Metkaj. Këta dy të fundit janë tashmë pjesë e spektaklit të Portokollisë në Top Channel.

Ndërsa Jul Deda, Albano Bogdo e Olsi Bylyku krahas disa projekteve në TV dhe në muzikë për Olsin, zgjodhën të merrnin pjesë në formatet e Big Brother dhe Ferma Vip.

Të tre personazhet duket se nuk dolën të kënaqur nga këto eksperienca.

Olsi Bylyku

Aktorët e 2XL kthehen në kryefjalë të kritikave ndaj

Së fundmi ai ishte mjaft i preferuar për publikun dhe këngët e tij numëronin miliona klikime. Ai u prit me një eufori nga fansat, në momenin kur u në pjesë e "Big Brother", javën e dytë të spektaklit. Dhe pse ai nuk u shqua si aktiv në lojë, dalja e tij ishte e pazakontë, ishte nga një televotim i caktuar gjatë spektaklit, pasi atë natë sapo ishte eleminuar një banor. Dalja e tij si më pak i preferuar në atë pikë të lojës, surprizoi fansat jashtë por dhe banorët brenda. Nga aq sa dimë për statistikat e ndjekësave, ai ishte shumë më lart sesa gjysma e banorëve, por ai doli pas dy javëve qëndrimi. Pas daljes duket se ai nuk u nda mirë me Top Channel, pasi ai si fillim reagoi duke e cilësuar daljen e padrejtë dhe duke ironizuar se e kishte nxjerrë jashtë populli.

Më pas pas një kënge të publikuar nga ai, ku shihej qartë një tekst kundër televizioneve, Top Channel vendosi ta hedhi në gjyq. Kjo çështje nuk dihet ende se në çfarë faze është.

Jul Deda

Aktorët e 2XL kthehen në kryefjalë të kritikave ndaj

Pas mbarimit të "Big Brother", aktori Jul Deda doli në vendin e dytë, pasi vendin e parë e mori aktorja Egla Ceno.

Edhe Jul Deda në retorikën e tij e sheh veten si fitues, pasi dhe ai gëzonte një mbështetje të madhe në publik.
Në një mision të fituar, Juli kishte mundësinë të zgjidhte të shkonte në një televotim me një banor, për të parë rezultatet. Ky televotim bëhej vetëm si avantazh i Julit si lider i shtëpisë. Juli zgjodhi pikërisht Egla Ceni dhe nga televotimi rezultoi ai fitues dhe pse me diferencë të ngushtë.

Po ashtu ai ngre dhe pretendimet se produksioni nuk ka ndjekur të njëjtat standarde për zarfin e zi, pasi Egla Ceno u skualifikua dhe u rikthye përmes një televotimi. Aktori Jul Deda e quan këtë zhvlerësim të zarfit të zi.

Në natën e "Post Big Brother", ai bëri një retorikë dhe argumentim të fortë, duke e nxjerrë jo dhe aq korrekt produksionin në raport me banorët.

Albano Bogdo

Aktorët e 2XL kthehen në kryefjalë të kritikave ndaj

Jo më larg se 1 ditë më parë edhe aktori Albano Bogdo la "Fermën Vip", një format që po jepet për herë parë në Vizion Plus.

Ai shihej si pretendenti kryesor për fitore, pasi shpesh ishte në qendër të vëmendjes dhe diskutimeve.

Ai zgjodhi të dalë nga "Ferma Vip" pasi sipas tij loja është e padrejtë dhe se rolet e banorëve kur zgjidhen kryefermerë i tejkalojnë limitet. Tek Ferma Vip rolin kryesor siç është "Vëllai i Madh" në Big Brother, e luan "Agai".

Konfliti real i tij ishte me Robert Aliajn, shpesh të dy kanë patur dhe konflikte të mëparshme.

Albano la kështu spektaklin 10 ditë para fundit. Gjatë daljes ai tha se; Komunizmi i ka rrënjët e thella në Shqipëri.

Ajo që bie në sy është se dhe ai ka marrë mbështetje në rrjet dhe është cilësuar fitues.

Nga këto 3 raste, të cilat nuk janë të vetmet, del në pah një problem që po hasin këta spektakle në menaxhimin e konkurentëve.

E në këtë rast pavarsisht fituesve, 3-ish aktorët e Apartamentit 2XL edhe pse nuk ja dolën mbanë, kanë thënë në shumë se çfarë thuhej për këto formate. /Artikull nga Alfapress.al

 

Po ndodh...

ide