I shtrirë në krevatin e spitalit aktori i njohur turk jep lajmin e hidhur për të gjithë admiruesit e tij

Aktori legjendar Civan Canova një legjend e kinematografisë turke, i njohur dhe për publikun shqiptar ka tronditur të gjithë ndjekësit e tij me videon e publikuar nga spitali.
Duke u shprehur se prej kohësh ka probleme shëndetësore dhe gjendja e tij nuk është shumë e mirë aktori mjeshtër shprehet në video:
‘’Të dashur miq lajmi që do ju jap nuk është shumë i mirë, por ndihem i detyruar ta komunikoj me ju. Erdha në spital për të bërë një kontroll se kisha dhimbje të fuqishme në krah pas rrëzimit në plazhin Gümüşlük Pas 3 muajsh më filluan dhimbje të tmerrshme. Aq shumë sa nuk mund të flija dot natën. Erdha në spital dhë më thanë se duhej një protezë për krahun, por tani është në plan të dytë.
Sepse duke bërë një radiografi të gjoksit, u konstatua se këtë herë kishte një masë tumorale në mushkëri. E gjithë vëmendja tani është këtu. Kam 15 ditë në spital, jam në shtrat. E gjithë familja ime është me mua. Ju lutem mos telefononi, nuk kam kohë të merrem me telefonin. Unë do të qëndroj këtu edhe për disa ditë dhe pastaj do të largohem.’
Nuk kanë munguar gjithashtu dhe komentet mbështetëse për aktorin dhe nga kolegët e tij.
Ata i urojnë shërim të shpejtë se dhe gjithë mbështetja e tyre shkon për të./Haberler


Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
