Dua Lipa, fanse e Kadaresë: Librat e tij më ndihmojnë të lidhem me prejardhjen time

Leximi i librave të shkrimtarit Ismail Kadare, kanë qënë përzgjedhja e artistes shqiptare me famë botërore, Dua Lipa për të kaluar momentet e tensionuara por jo vetëm. E ftuar në ceremoninë e çmimeve “Booker” në Londër ajo i ka bërë jehonë shkrimtarit të njohur Ismail Kadare. Dua theksoi se leximi i librit e tij “Kështjella” e ndihmoi atë “të lidhej me trashëgiminë dhe identitetin e familjes si shqiptare e Kosovës”.
“Është një nder i madh të jesh në mesin e disa prej mendjeve letrare më të mëdha të botës për të folur për një nga kënaqësitë më të thella në botë: leximin e një libri. Leximi është një pasion që ka marrë shumë forma për mua. Ashtu si shumë fëmijë të tjerë të shkollës londineze, fiksimet e mia të hershme përfshinin Roald Dahl dhe Malorie Blackman, të cilët të dy më dhanë perla të vogla urtësie që më udhëheqin edhe sot.
Kur kam qenë e re, familja ime vendosi të kthehej në Kosovë. Leximi i librave si ai ‘Kështjella’ i Ismail Kadaresë testoi aftësitë e mia gjuhësore dhe më ndihmoi të lidhesha me prejardhjen e familjes dhe identitetin si shqiptare e Kosovës. Përmes Kadaresë mësova për shpirtin rezistues të shqiptarëve që e mban akoma Kosovën duke luftuar për njohjen e pavarësisë së saj.
Mësova për frymën e rezistencës shqiptare, po atë vendosmëri kokëfortë që i mban kosovarët të luftojnë për njohjen ndërkombëtare për pavarësinë tonë sot” tha Dua.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
