E dashura e Pique ngujohet në shtëpi, ja arsyeja...

31 Tetor 2022, 16:05 / SHOWBIZ ALFA PRESS

E dashura e Pique ngujohet në shtëpi, ja arsyeja...

Clara Chia Marti, e dashura e re e Gerard Pique, ndodhet nën sulm të vazhdueshëm "social". 23-vjeçarja, prej muajsh është shënjestër e rrjeteve sociale, e akuzuar për prishjen e familjes së Shakirës.

Ofendime që vajza do t’i merrte edhe në rrugë, aq sa, siç raportojnë mediat spanjolle, Clara ka pushuar së shkuari për të punuar në "Kosmos", kompania e Piqué, ku u punësua nga vetë lojtari i Barcelonës në sektorin e eventeve.

Marti do të kishte vendosur të punonte nga shtëpia për t’iu shpëtuar syve kureshtarë dhe kritikave të njerëzve. “Nuk është mirë, po kalon një periudhë të keqe. Nuk i ka mbetur më forcë”, – tha paparaci Jordi Marti.

Ndarja e çiftit VIP është paralajmëruar prej disa kohësh dhe lajmi ka bërë xhiron e botës, duke mbushur revistat me thashetheme, por marrëdhënia e tyre nuk është rrënuar plotësisht.

Në ditët e fundit, mbrojtësi i Barcelonës, Pique, është rikthyer në krah të Shakirës, këngëtares kolumbiane me të cilën ka dy djem dhe ishte i martuar prej 11 vitesh. Dy ish-partnerët vijojnë një raport të kufizuar, por civil, aq sa në orët e fundit janë ribashkuar, ndonëse në një situatë delikate.

Babai i këngëtares ndodhet i shtruar në një spital të Barcelonës dhe prej disa kohësh po përballet me probleme shëndetësore. Në këto ditë të vështira, futbollisti po kujdeset për Shakirën.

Ai është pranë vjehrrit, gjyshit të fëmijëve të tij. Edhe fansat e këngëtares amerikano-jugore kanë dërguar mesazhe të shumta për ta mbuluar me dashuri në këtë moment delikat.

 

Po ndodh...