E dashura e re e Pique-s nervozohet kur i përmendin emrin e Shakirës!

“El Programa de Ana Rosa” të Telecinco në Spanjë së fundmi ka publikuar një video ku një gazetare e ka ndaluar të dashurën e re të Pique-s në rrugë, duke i bërë pyetje të shumta për marrëdhënien e saj me lojtarin e Barcelonës.
Në videon e publikuar vihet re nervozizmi i saj kur gazetarja i përmendi emrin e Shakirës, ndërsa shoqja e saj përpiqej të mbulojë kamerën.
E reja duke mos qenë personazh publik, nuk ishte në gjendje të përballojë pyetjet rreth ish-partneres së dashurit të saj aktual.
Kujtojmë që marrëdhënia e Shakirës me yllin spanjoll të futbollit filloi në vitin 2011, një vit pasi u takuan për herë të parë kur Shakira publikoi këngën e saj të suksesshme të Kupës së Botës “Waka Waka”.
Dihet gjithashtu se Gerard Pique dhe Shakira ende nuk kanë arritur një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve të tyre, ku këngëtarja insiston se do të zhvendoset në Miami së bashku me Sashën dhe Milan pas tradhtisë së Pique-s.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



