“E dua burrin si Luizi”/ Flet gazetarja që e shkarkuan nga puna: Fillimisht më thanë do rrish recepsioniste, pranova...

Gazetarja Emirjada Muço e cila u hoq nga puna pasi deklaroi ng studioja e RTSH-së se dëshironte një bashkëshort si Luiz Ejlli ka treguar prapaskenat e ngjarjes. E ftuar në ‘Shqipëria Live’, Muço tha se çështjen do ta ndjekë përmes autoriteteve. Sipas Muços, fillimisht i kanë thënë se nuk do të jetë më gazetare, por recepsioniste, gjë që ajo nuk e ka pranuar. Më pas, siç tregon vetë gazetarja, në emisionet e mëtejshme është folur për Luiz Ejllin, i cili fitoi dhe Big Brother VIP Albania 2, gjë që tregon se problemi nuk ka qenë përmendja e tij.
Pjesë nga intervista:
Emirjada Muço: Me telefonuan dhe i sqarova që nuk kanë lidhje me lajmet, u bë një mbledhje partie, është një ngjarje e rëndë për TV tonë, ish drejtori i RTSH Gjirokastra. Gazetarit mund t’i heqësh punën, por jo penën, atë ditë në mbledhjen e parë më është thënë që nga sot nuk do të jesh më gazetare, por recepsioniste, u thash që nuk e pranoj një gjë të tillë, të më penalizojnë për një gjë që nuk ka lidhje me lajmet, i kisha bërë reklamë një televizioni tjetër dhe kisha shkelur kodin e etikës sepse kisha përdorur studion, duke parë gjërat se si rrodhën më pas, pas dy javësh është bërë një emision pasdite që është folur vetëm për Luizin. Ka qenë telefonata e parë me nënën, nuk po përmend gazetarë, i kam kërkuar madje ju flisni për të dhe më penalizoni mua. U thirra në Tiranë në mbledhjen e dytë, unë jam gazetare prej 19 vitesh, kam punuar për RTSH, kam dërguar lajme.
Gazetarja Erjona Rusi: Ligjërisht ke bërë një shkelje?
Emirjada Muço: Unë jam konsultuar, nuk mund të flas për pjesën e termave ligjorë, por jam në një proces gjyqësor, e kam kundërshtuar vendimin. Ua them edhe shoqeve të mia, në këtë Big Brother që ishte i gjithë shqiptarëve, të gjithë fituan, por vetëm unë humba. Besoj do më mbështesin, do doja ta takoja çiftin. Jam lënduar me shpirt, por nuk dorëzohem lehtë.
Emirjada Muço është gazetare prej 19 vitesh. Shkarkimin e saj nga puna e bëri me dije vetë ajo përmes një postimi në rrjetet sociale, ku bashkëngjiti dhe njoftimin nga RTSH.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

