
Fedez i jep fund romancës me Garance Authié, fotografohet duke u puthur me brunen misterioze

10 Korrik 2024, 16:39 / SHOWBIZ
Marrëdhënia mes Fedez dhe Garance Authié ka marrë fund! Të paktën kështu konfirmojnë paparacët e revistës italiane ‘Chi’ që e kapën reperin në Puglia duke u puthur me një vajzë që nuk është modelja me të cilën kishte nisur një lidhje pas përfundimit të martesës me Chiara Ferragni.
Në fotot e postuara në faqen e Instagramit të së përjavshmes ‘Chi’, Fedez shihet në shoqërinë e një vajze brune me flokë të shkurtër.
“Fedez ka një partnere të re. Reperi, i cili po pushon në një fermë në Puglia, në shoqërinë e Emis Killa, duket se tashmë e ka harruar modelen Garance Authié. Ai është fotografuar pranë pishinës me një brune të bukur dhe misterioze”.
Sipas raportit të Chi, marrëdhënia midis Garance Authié dhe Fedez tashmë ka marrë fund.

"Do të jetë varri yt", ja pse Rama më ka bllokuar në telefon!
Nga Evi Kokalari
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128