Feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush sot Beatrix Ramosaj

9 Qershor 2023, 19:37 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush sot Beatrix Ramosaj

Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj feston sot ditëlindjen. Ka qenë vetë Trixa e cila ka njoftuar rrjetin për ditëlindjen e saj të 29-të.

“Mirënjohëse për jetën. Sot dhe përgjithmonë”, shkruan Beatrix.

Menjëherë urimet kanë nisur edhe nga familjarët, miqtë dhe ndjekësit.

“Është ditëlindja e ëngjëllit të familjes sonë. Edhe pse je në gjumë se flen me pulat dhe spo sheh asnjë postim. Të dua shumë. Nesër do kemi një super ditë bashkë”, shkruan vëllai i saj, Alban Ramosaj.

Kujtojmë se Beatrix ka kaluar një periudhë jo të lehtë për shkak të eksperiencës në ‘BBV’, aty ku nisi lidhje me Donald Veshajn mirëpo përfundoi shpejt.

 

Po ndodh...

ide