Hoqi dorë nga koncertet/ Rrëfehet Zajmina Vasjari: Burri më do në shtëpi natën

Këngëtarja Zajmina Vasjari ka folur lidhur me të ardhmen e saj dhe mungesën e projekteve apo koncerteve muzikore. E pyetur nëse është bashkëshorti ai që nuk dëshiron që Vasjari të behet pjesë e koncerteve, kjo e fundit është shprehur se gjatë natës dëshiron të qëndrojë pranë familjes së saj.
"Nuk është se nuk dua të rikthehem, por për momentin jam shumë e angazhuar dhe shumë e lidhur me fëmijët. Nuk dua që për asnjë moment tu mungoj atyre, për një kënaqësi artistike timen. Nëse unë rikthehem edhe një herë në muzikë nuk do të rikthehesha për punë.
Sa i përket muzikës nuk do kthehesha si pjesë pune, vetëm për dëshirë. Te profesioni jam e angazhuar, jam kthyer në punë që në muajin e parë. Burri im është aq “open mind” dhe mbështetës ndaj meje. Më thotë gjithmonë “bëje një material, bëje një këngë”. Sa liberal është, por thotë edhe gruan e dua për vete. Koncertet bëhen natën, unë nuk dua të ndjek lekun e koncerteve gjatë natës dhe të mos jem prezente tek fëmijët e mi gjatë natës apo tek bashkëshorti im,"-tha ajo ndër të tjera.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
