
I dha fund lidhjes 8-vjeçare me biznesmenin, Luana Vjollca thumbon ish-partnerin? Moderatorja: Njëherë të më provosh…

Moderatorja e njohur Luana Vjollca, teksa ka hapur mbrëmjen e djeshme prime-n e Ferma VIP, ka bërë një deklaratë për veten, e cila ka trazuar rrjetin për mesazhin që ajo ka dashur të transmetojë.
Teksa i është referuar vetes dhe vajzave të tjera të cilat i konsideron lule, Luana është shprehur: “Mua njëherë të më provosh gjithmonë do të më kërkosh.”Kjo deklaratë e saj ka shkaktuar të qeshura në studio dhe duartrokitje, me Luanën e cila një moment ndjeu nevojën e t’u shpjeguarit se e kishte fjalën “për Luanën si moderatore”.
“Se nuk u çmenda aq shumë sa të kaloj në temë tjetër,” u shpreh ajo.
Deklarata e plotë e moderatores:
Meqenëse fola për lulet dhe se veten dhe vajzat e tjera i krahasoj me një lule, më lejoni t’ju them diçka për veten. Mua njëherë të më provosh gjithë jetën do më kërkosh. E kam fjalën për mua si moderator, se nuk u çmenda aq shumë sa të kaloj në temë tjetër.
Kujtojmë që vetëm disa muaj më parë lajmi se Luana ishte ndarë nga i dashuri i saj biznesmen mori dhenë. Këtë e konfirmoi edhe vetë moderatorja teksa publikoi një këngë të cilën ja dedikonte dashurisë së saj të lënë në mes.
Edhe pse nuk dihet kush i dha fund romancës së tyre, aludohet se kjo deklaratë e saj mund të ketë qenë një thumb për ish partnerin.
Kujtojmë që pas lajmit për ndarjen nga i dashuri, Luana iu rikthye muzikës me këngë të reja. Dhe po të në njëjtën kohë, ajo vendosi të rikthehej edhe në skenë, këtë herë në netët e muzikës, ku kryesisht ka qenë në kryeqytet.
Ndoshta mes Luanës dhe Krenarit nuk ka një ndarje, por një kontratë biznesi për të rritur jo vetëm audiencën, por edhe të ardhurat. Edhe pse lidhja e tyre nuk u konfirmua kurrë zyrtarisht, ka qenë gjithnjë në vëmendje të mediave rozë.
Pas ndarjes së përfolur me Luana Vjollcën, Krenar Çoçaj ka zgjedhur të bëjë një hap të papritur duke e bërë publik profilin e tij në Instagram, një veprim që ka ngjallur kureshtjen dhe interesin e mijëra ndjekësve brenda natës, duke marrë rreth 30 mijë ndjekës. Megjithëse marrëdhënia e tyre ka qenë gjithmonë në qendër të spekulimeve dhe vëmendjes mediatike, Krenari dhe Luana nuk kanë bërë asnjë deklaratë të drejtpërdrejtë për statusin e tyre romantik. Ajo që bie në sy në llogarinë e tij publike tashmë janë disa video ku dëgjohet qartë zëri i Luanës. Në këto video, Luana shihet duke qeshur dhe biseduar, ndërsa në disa prej tyre, ajo është me familjarët e Krenarit, duke treguar për natyrën serioze të lidhjes së tyre që tashmë ka marrë fund.
Përkundër ndarjes, Krenari duket se nuk e ka fshirë plotësisht Luanën nga jeta e tij, duke lënë këto momente të ndara të qëndrojnë në profilin e tij publik, një veprim që ka ngritur shumë pyetje për arsyet e këtij vendimi. Që në fillimet e saj, kjo histori ka pasur ulje-ngritjet e saj, me probleme mes tyre që vinin si shkak i xhelozisë së Krenarit për Luanën.
Por duket se gjërat ishin stabilizuar me kalimin e kohës, ndërsa në verën e 2017-ës mediat shkruan se Luana dhe Krenari po përgatiteshin për ceremoninë e tyre të dasmës. Prezantuesja u përfol në fillim të vitit 2016- të për një lidhje me biznesmenin e pasur nga Kosova, Krenar Çocaj, ish-të dashurin e Dafina Zeqirit. Pushimet e Luana Vjollcës në Santorini, ishin ato që vunë në lëvizje mediat për të mësuar se kush e shoqëronte atje, pasi u tha se bëhej fjalë për Krenar Çoçaj. Me anë të një postimi në Instagram, Luana theksoi datën 10 korrik 2016, që është ditëlindja e Krenarit.
Sipas miqve të tij nga Kosova, Krenari, i cili ka lindur në 10 korrik të vitit 1988, kishte menduar që ta festonte 28- vjetorin çift, në intimitet vetëm për vetëm me Luanën. Që atëherë dhe deri tani që po përfliten për ndarjen, ata nuk postuan ndonjëherë foto çift nga pushimet e tyre të shpeshta. Më pas, shihej të udhëtonte shpesh drejt Prishtinës bashkë me motrën Marina Vjollca, ku kalonin fundjavat me partnerët e tyre.
Edhe 3 vite më parë, gjithçka dukej gati që dyshja t’i jepte fund beqarisë në një festë private tek Gjiri i Lalzit. Por teksa dasma organizohej, diçka ka ndodhur dhe dyshja sërish është ndarë. Marrëdhënia e tyre kaloi në krizë dhe thashethemet për një ndarje të tyre nisën pasi Luana e Krenari hoqën njëri-tjetrin nga rrjetet sociale. Një gjest ky i bërë disa herë prej dyshes, duke shtyrë shumë të mendojnë se në fakt, gjithçka është një lojë për publikun sesa një krizë që çifti po kalon.

Pse janë mbledhur bashkë të gjithë të korruptuarit kundër Lulzim Bashës?
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128