Iu kërkua të këndonte në promovimin e ndeshjes, Dua Lipa refuzon performancën në duelin e shumëpritur Fury-Joshua

Ylli shqiptar i muzikës pop, Dua Lipa, nuk do të performojë në ndeshjen e peshave të rënda midis Anthony Joshua dhe Tyson Fury në fund të këtij viti.
Kryetari i Autoritetit të Përgjithshëm të Argëtimit të Arabisë Saudite, Turki Al-Sheikh, është shprehur se ndeshja mund të rrezikohej nëse Dua Lipa nuk pranon të performojë si pjesë e promovimit të eventit.
Nuk është e qartë nëse komenti është bërë seriozisht apo me shaka, por BBC Sport raporton se këngëtares 30-vjeçare i është kërkuar të performojë, por ajo e ka refuzuar ofertën dhe nuk pritet të jetë i përfshirë në këtë ngjarje.
Një vend për ndeshjen Fury kundër Joshua ende nuk është përcaktuar, megjithëse stadiumi Wembley në tetor kuptohet të jetë opsioni i preferuar për organizatorët.
Sa i përket Joshua, fillimisht do të ndeshet në korrik me boksierin shqiptar Kristian Prenga, i cili ka paralajmëruar një surprizë të madhe për britanikun para betejës së planifikuar me Furyn.
Po ndodh...
Rruga në të cilën po ecën PD me Berishën, të çon në arkën e drurit!
ide
A ka Shqipëria një politikë të Jashtme?
Republika e Hajdutëve!
Shqipëria, kjo anije e ngecur në zejen e vjedhjes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128