Çizmen prej allçie, Kim Kardashian sjell trendin e ri dhe të çuditshëm - Vizion Plus

18 Dhjetor 2024, 13:21 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Çizmen prej allçie, Kim Kardashian sjell trendin e ri dhe të

Ylli televiziv Kim Kardashian ka gjetur një mënyrë për të kthyer një moment aspak të këndshëm shëndetësor, në një trend.

44 vjeçarja ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale momente nga hapja e dyqanit të saj SKIMS në Nju Jork, me këmbën e thyer. Por kjo nuk ka përbërë asnjë problem në dukjen e saj, pasi allçia e vendosur në këmbën e saj ishte e ndërtuar në formën e një çizmeje ortopedike.

Këpuca e personalizuar e Kim ngjalli një sërë komentesh admiruese në rrjet nfa fansat e saj. Madje shumë prej tyre u shprehen se kjo formë tashmë do të kthehej në një trend.

Fotot ku tregonin gjendjen e saj të sikletshme shëndetësore i ka ndarë vetë ylli përmes një postimi në X.

Po ndodh...

ide