Javë më parë zgjodhi Eglën fituese, Ledjona ndryshon papritur mendim: Mendoj se e fiton...

21 Prill 2024, 10:10 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Javë më parë zgjodhi Eglën fituese, Ledjona ndryshon

Ledjona Xheladinaj, gazetarja që ishte një prej protagonisteve në këtë edicion të tretë të Big Brother VIP, ishte e ftuar në “S`e luan topi” në Top Channel.

Në lidhje me vazhdimësinë e lojës në BBVip, duket se Ledjona ka ndryshuar mendim për fituesin.

Sapo doli nga shtëpia, e pyetur nga Arbër Hajdari se kë shihte ajo si pretendente për fituese, ajo habiti me përgjigjen e saj, pasi nuk përmendi as emrin e mikeshës së saj Erjolës, dhe as të aleatit të saj në lojë, Julit, por atë të Eglës, pavarësisht se me këtë të fundit kishte debate të shumta.

Zgjedhja e saj shkaktoi debate edhe brenda shtëpisë, pasi klipi u shfaq në LED-in e Living pas shtypjes së butonit të kuq nga një prej banorëve.

Megjithatë pasi kanë kaluar disa javë, Ledjona dje në “S`e luan topi` tha se sheh që rendimenti i Eglës ka rënë.

“Që kur ka dalë nga dhoma e bardhë, është stepur shumë në lojë, nuk e shoh më fituese. Deri tani me lojën që po bën, Juli ka qenë i njëjtë që nga fillimi deri në fund, unë mendoj se personi me parime ka qenë vetëm Juli, kam ndryshuar mendim se dhe Egla ka ndryshuar. Me zemër do doja Erjola ime, por..,” tha Ledjona.