Jim Belushi i jep botës mesazhin nga Tirana: “F*ck shteti”

Pas ardhjes në Shqipëri, aktori i njohur me origjinë Shqiptare Jim Belushi ka publikuar foto në rrugët e Tiranës, ku në një prej tyre shihet pranë një të moshuare që shet fruta perime dhe një shkrim që qëndron mbi kokën e aktorit, si një mesazh mbi situatën në vendin tonë.
Në një foto tjetër ai shihet me mikun e tij në sheshin Skënderbej dhe shkruan: Chris dhe unë e duam këtë vend!

Ende nuk dihet arsyeja pse aktori i njohur ka zgjedhur të vizitojë vendin tonë, por ardhja e tij ishte e paralajmëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, gjatë një takimi me sipërmarrës të huaj, në mes të muajit shtator.

“Tirana është këtë vit Kryeqyteti Europian i Rinisë. Është një moment i shkëlqyer për të ardhur në Tiranë. Kemi patur mbi 1 mijë aktivitete kulturore artistike. Ne sapo organizuam festivalin e Dua Lipës në Tiranë, Rita Ora kishte koncertin e saj po ashtu. Muajin e ardhshëm do të vijë edhe Jim Belushi në Shqipëri. Edhe ai është shqiptar”, u shpreh Veliaj.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
