Justin Bieber sapo thumboi Selena Gomez-in me postimin e fundit?
3 Prill 2025, 14:45 / SHOWBIZ

Fansat mendojnë se Justin Bieber ka reaguar në mënyrë të fshehtë ndaj fejesës së ish-të dashurës së tij, Selena Gomez, me producentin Benny Blanco. Këngëtari publikoi një meme nga filmi “The Lord of the Rings”, ku personazhi Gollum shfaqet duke mbajtur unazën e artë, e shoqëruar me tekstin: “Vajzat në rrjetet sociale kur fejohen”.
Ky postim nxiti spekulime në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës aluduan se ishte një thumb ndaj Gomez. “Justin Bieber po çmendet nga lajmi i fejesës së Selenës?? Karma është reale”, shkroi një përdorues në X. Të tjerë e kritikuan këngëtarin, duke e quajtur të papjekur dhe duke kujtuar se tashmë është baba.
Ndërkohë, Bieber nuk ka bërë asnjë deklaratë të drejtpërdrejtë për këtë çështje.

Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
