Kërceu mbrëmë me Gjestin, Loredana e shqetësuar se si e ka pritur Jozi

7 Shkurt 2025, 16:08 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Kërceu mbrëmë me Gjestin, Loredana e shqetësuar se si e ka

Loredana mbrëmë nisi të vërë në veprim planin që kishte bërë me G-Banin dhe Aldon. Banorja do afrohej me Gjestin në mënyrë që të bënte xheloze Eglin.

Mbrëmë në “Storm arena” është bërë një festë për banorët e shtëpisë më të famshme, ku ata kanë kërcyer nën ritmet e muzikës. Gjatë kësaj atmosfere festive, Loredana është afruar me Gjestin dhe kanë kërcyer bashkë.

Por jo vetëm kaq, pasi më pas dy banorët nisën duke bërë plane bashkë. Gjesti duket se e kuptoi lojën e Loredanës, por vendosi që t’ia ndiqte lojën.

Ditën e sotme Loredana është zgjuar e mërzitur pasi ka menduar se si e ka parë Jozi këtë gjest nga jashtë. Pranë saj ishte Gerta, e cila i tha se ish-banori nuk mërzitet për këtë se e kupton.

Gerta gjithashtu e këshilloi që mos t’i përgjigjej askujt që do ia përmendte këtë situatë, pasi sipas saj, të gjithë do t’a përdorin tani e tutje.

Lordana: Jam e sigurt që kërcimet nuk kanë qenë të tepruara

Gerta: Jo moj jo. Nuk mërzitet Jozi për atë

Loredana: Fundja e fundit…

Gerta: Nuk mërzitet Jozi për atë punë fare, mos ki hallin e tij. Puna është se ata do të nisin ta përdorin gjithmonë, kupton? Ai lloj plani nuk mund të funksiononte

Gerta: Nuk mund të bëhej ajo gjëja. Por meqenëse je në këtë pikë se asgjë nuk kthehet pas, kur të vijnë mos u kthe asnjë përgjigje, fare, zero, ik. S’dua të jap shpjegim thuaj, ty nuk të jap shpjegime s’kam asnjë lloj detyrimi.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128