Koncerti i Noizy-t tek liqeni artificial, sherr dhe përleshje mes vajzave para skenës!

1 Qershor 2025, 15:11 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Koncerti i Noizy-t tek liqeni artificial, sherr dhe përleshje mes vajzave

Më datë 30 prill 2025, disa ditë para zgjedhjeve elektorale, Sekretarja e Përgjithshme e Drejtorisë Juridike të Aseteve dhe Licensimit në Bashkinë e Tiranës, Jonida Halili, firmosi nën kamoflimin e ligjit “për shfrytëzimin e hapësirës publike“ lejen për dhënien e rreth 43.000 m2 në Parkun e Madh të Liqenit Artificial të Tiranës. Sheshimi i hapësirës, gërmimi duke hequr barin, shkurret, pemët dhe kjo masakër mjedisore në mes të mushkërisë së vetme të mbetur në Tiranë, u bë, e gjitha vetëm për mbrëmjen e djeshme (më datë 31 maj), për Noizy-in, i cili organizoi një koncert me DJ të huaj, ku do të marrin pjesë mijëra fansa të muzikës elektronike.

Atmosfera elektrizuese e koncertit të parë të grupit legjendar Keinemusik në Tiranë u prish nga një incident i papritur.

Megjithëse nata ishte e mbushur me muzikë dhe energji pozitive që zgjati deri në orët e para të mëngjesit, një përleshje fizike mes dy vajzave në publik hodhi një hije mbi këtë event.

Një video që po qarkullon në rrjet tregon momentin kur dy të reja përplasen mes tyre fare pranë skenës.

 

Po ndodh...

ide