Mauro Icardi “fshin” Wanda Nara-n… Në Turqi i publikojnë lidhjen me aktoren e njohur

Transferimi i Mauro Icardit (në huazim) nga Paris Saint-Germain te Galatasaray nuk solli fat në aspektin personal për Mauro Icardin që konfirmoi ndarjen nga bashkëshortja Wanda Nara. Sulmuesi argjentinas dhe showgirl kanë dy fëmijë së bashku dhe tani jetojnë të ndarë. Javët e fundit Icardi ka treguar një përmirësim të jashtëzakonshëm nga dita në ditë dhe me dy gola vendosi derbin e fundit ndaj Besiktas.
Ditët e fundit si në Turqi ashtu edhe në Spanjë po shtohen raportet për lidhjen e re të Icardit. Futbollisti mendohet se është një lidhje me Debrim Özkan, e cila është një aktore e njohur veçanërisht në Turqi për pjesëmarrjen e saj në telenovela. Ajo është 24 vjeç, ka mbaruar shkollën e arteve figurative dhe është një yll në rritje.
Kohët e fundit Ozcan është gjithnjë e më shpesh në tribunën e stadiumit 'Nef Stadyumu'. Tani për tani këto janë thashetheme, të pa konfirmuara nga protagonistët.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
