Me shumë krenari, Dua Lipa zgjedh Shqipërinë si vendin e preferuar të pushimeve

8 Maj 2024, 19:28 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Me shumë krenari, Dua Lipa zgjedh Shqipërinë si vendin e
Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, vitet e fundit i ka kaluar pushimet verore edhe në Shqipëri.

Duket se ylli e shijon bregdetin shqiptar, me bukuritë që ofron, por edhe për ushqimet tradicionale apo shoqërinë e mirë. Shpesh Dua e ka përmendur Shqipërinë dhe Kosovën si dy vende që duhen vizituar, ndërsa në një intervistë me një media amerikane ‘iHeartRadio’, e pyetur se kush është vendi i preferuar për të kaluar pushimet, ajo u përgjigj: Jugu i Shqipërisë. “Ose Ibiza”, shton më tej .

Videon e ka publikuar edhe ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, e cila shkruan: “Dua Lipa zgjodhi Shqipërinë si vendin e preferuar për verën 2024.”

Këngëtarja ka luajtur një rol në rritjen e turizmit në vitet e fundit në vend, pasi në postimet e saj të shumta në Instagram, Dua u ka treguar fansave që ndodhet në Shqipëri. Edhe në mundësitë që i jepen në programe të ndryshme televizive, ajo flet për origjinën e saj.

Po ndodh...

ide