Momente paniku për Ariana Granden, këngëtarja i shpëton mrekullisht përplasjes nga një makinë

Një moment i frikshëm për Ariana Grande në Paris! Këngëtarja 32-vjeçare u gjend shumë pranë një aksidenti pasi një automjet rrezikoi ta përplaste teksa po kalonte rrugën për të përshëndetur fansat.
Në pamjet që u shpërndanë në platformën X, Grande duket e tmerruar, duke ngritur dorën për t’u mbrojtur, ndërsa makina ndaloi vetëm disa centimetra larg saj.
Këngëtarja shkëlqeu në një fustan të zi me detaje lulesh rozë gjatë ngjarjes në Operën e Parisit.
Grande kompletoi look-un me një pallto të zezë me ngjyra të ndezura në pjesën e brendshme dhe taka të larta, duke i dhënë stilit të saj elegancë.
Pavarësisht incidentit, Grande vazhdoi mbrëmjen me humor, duke ndryshuar më pas në një fustan rozë gjatë premierës private të Ëicked: For Good në Paris dhe duke përshëndetur fansat nga një taksi private.
Ky moment vjen pak ditë pasi Grande mungoi në premierën e Ëicked në Brazil për shkak të problemeve me fluturimin.
Në një postim në Instagram, këngëtarja shprehu zhgënjimin e saj për pamundësinë për të mbërritur në Sao Paulo për shkak të problemeve teknike me avionin.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Jemi dëshmitarë të batërdisë, që po bëhet në Vlorë!
Pse PD nuk e trondit as disidenca as dorëheqjet?
Kur kriza bëhet sistem: Dilemat e Republikës së Kosovës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


