Ndërron jetë gjigandi i i Red Bull-it, Dietrich Mateschitz, themeluesi i pijes energjike

Ka vdekur në moshën 78-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë Dietrich Mateschitz, themeluesi i Red Bull,. I konsideruar si njeriu më i pasur në Austri, sipërmarrësi ndërtoi një perandori globale rreth pijeve energjike. Ai zotëronte 49% të aksioneve të Red Bull, i cili zotëron edhe ekipin F1 me të njëjtin emër.
Pjesa e mbetur prej 51% i përket familjes Yoovidhya, me të cilën Mateschitz kishte bashkëpunuar për prodhimin e pijeve energjike me të njëjtin emër. Pasuria e zotit Mateschitz vlerësohet në rreth 25 miliardë euro duke e vendosur atë në vendin e 51-të në listën e Forbes të njerëzve më të pasur në botë.

Ai përdori pasurinë e krijuar nga pijet energjike për të krijuar ekipin nga Formula 1. “Është shumë, shumë e trishtueshme, çfarë njeriu i madh”, tha drejtori i ekipit të Red Bull, Christian Horner, ndërsa shtoi se ajo që ai ka bërë për shumë njerëz, në mbarë botën në sporte të ndryshme, është e paçmueshme.
Vdekja e Mateschitz nuk mendohet të kërcënojë të ardhmen e Red Bull ose ekipit të tij simotër Alpha Tauri. Shefi ekzekutiv i Formula, Stefano Domenicali, tha se ishte “thellësisht i pikëlluar” dhe e quajti Mateschitz “një anëtar jashtëzakonisht i respektuar dhe shumë i dashur i familjes së Formula 1”.

“Ishte një sipërmarrës i jashtëzakonshëm vizionar dhe një njeri që ndihmoi në transformimin e sportit tonë dhe krijoi markën Red Bull që njihet në mbarë botën”, shtoi ndër të tjera ai.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


