Në garë për Statujën e Artë/ “Conclave” dhe “The Brutalist”, dominuan në çmimet Bafta

17 Shkurt 2025, 14:17 / SHOWBIZ ALFA PRESS
Në garë për Statujën e Artë/ “Conclave” dhe

Drama mbi papatin Conclave dhe epika mbi emigracionin The Brutalist fituan disa nga çmimet më të mëdha në ceremoninë e çmimeve Bafta.

Dy filmat shkojnë tashmë shkojnë si pretendencë në cmimet Oskar

Conclave, thrilleri politik i vitit 2024 me regji të Edëard Berger dhe bazuar në romanin e vitit 2016 të Robert Harris u vlerësua si filmi më i mirë në ceremoninë e çmimeve Bafta.

Ai mori dy çmimet më të rëndësishme, përfshirë filmin më të mirë britanik duke u bërë trilli i parë që rrëmben 2 titujt kryesorë në këtë konkurs që nga viti 1917.

Conklave, e cila pason intrigat dhe tensionet në Vatikan teksa kardinalët zgjedhin një Papë të ri, pritej të ishte pretendenti kryesor dhe ashtu ndodhi.

Regjizori e krahasoi kastin e Conclave, që përfshin Stanley Tuçi, Ralph Fiennes dhe Isabella Rossallini, me një orkestër.

The Brutalist mori gjithashtu katër çmime, përfshirë regjinë më të mirë.

Adrien Brody u shpall aktori më I mirë për rolin e tij në dramën epike të nje emigrant të mbijetuar të holokaustit

Brady Corbet i The Brutalist, i cili fitoi Baftan për regjisorin më të mirë, dukej shumë i prekur nga çmimi.

Dramat do të zhvendosen në Academy Aëards muajin e ardhshëm. Kush do të fitojë Oscar është pyetja në buzët e të gjithëve.

Mikey Madison e cila fitoi çmimin për aktoren më të mire me filmin Anora të Sean Baker, ne rolin e nje balerine qe martohet me djalin e një oligarku rus ishte më e papregatitura.

Përlotës ishte momenti kur Ëarëick Davis (aktori xhuxh) fitoi çmimin Bafta Felloëship, i njohur ndryshe si bursa e Baftas e që përfaqëson vlerësimet më të larta të akademisë për atë që i jepet.

Ndihem sikur nuk e meritoj, është një çmim kaq prestigjoz. Jeta ka qenë mjaft e vështirë që nga vdekja e gruas simë Samanta vitin e kaluar, tha ai i prekur.

Çmimet e Akademisë Britanike të Filmit i kanë dhënë audiencës disa momente të mrekullueshme vitet e fundit.

Po ndodh...