Nga shtatzania e Kiarës te propozimi i Donaldit, ngjarjet më të bujshme nga showbizi në 2023

Këtë vit shumë ngjarje kanë ndodhur nga showbizi shqiptar ku nuk kanë munguar debatet, zhurmat dhe finalizimet e dashurive.
Fenomeni Luiz Ejlli
Një nga ngjarjet më të diskutuara të showbizit këtë vit ka qenë gjithë rrugëtimi i Luiz Ejllit në Big Brother dhe gjithashtu fitorja e tij. Madje për Luizin fansat arritën deri në protestë.
Ndarja e Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës
Një nga ngjarjet e tjera më të komentuara të showbizit ka qenë edhe ndarja e përfolur e Sara Hoxhës me Ledri Vulën. Këtë lajm e ka bërë të ditur menaxheri i Ledrit, Faton Shoshit i cili tha në një intervistë se dyshja nuk janë më bashkë. Nga fansat është aluduar se ndarjen mes tyre e solli një koment i Ledrit në një video të Dafina Zeqirit çka më pas solli zënkën e dy vajzave dhe ndarjen e çiftit.
Ndarja e Dafina Zeqirit dhe DJ Geek, si dhe lajmi i martesës së Dafinës
Një ngjarje tjetër e përfolur ka qenë edhe ndarja e Dafina Zeqirit nga partneri i saj prej 6 vitesh DJ Geek. Është aluduar në media se kjo ndarje ndodhi për shkak se Dafina ndihej gati për krijimin e një familjeje ndërsa Geek jo. Ngjarja nuk mbaroi me kaq pasi Dafina rinisi një tjetër romancë ku dhe paralajmëroi se vitin tjetër do ketë dasmë.
Shtatzënia e Kiarës
Pas martesës së çiftit u aludua një shtatzëni e mundshme e Kiarës që fansat mezi e prisnin. Nëpërmjet videoklipit të Luizit u dha lajmi se shtatzënia e Kiarës ishte e vërtet dhe se çifti janë në pritje të një vajze.
Propozimi i martesës nga Donaldi
Dhe së fundmi nuk kishte si të mungonin çifti simpatik Donald Veshaj dhe Bora Zemani të cilët na dhuruan shumë emocione nëpërmjet propozimit për martesë. Donaldi i propozoi Borës në ditën e premierës së filmit të tyre “5 herë jo”.
-
UEFA publikon renditjen me klubet më të mira për vitin 2023
1 Janar, 14:03
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

