UEFA publikon renditjen me klubet më të mira për vitin 2023

1 Janar 2024, 14:03 / SPORT ALFA PRESS

UEFA publikon renditjen me klubet më të mira për vitin 2023
Është publikuar renditja e re e UEFA-s për klubet më të mira evropiane.

Finalisti i Ligës së Kampionëve, Manchester City, është klubi i parë në listë më 143.000, duke u ngritur dy pozita nga viti i kaluar, shkruan IndeksOnline.

Në vendin e dytë renditet Bayern Munchen me 136.000 pikë ndërsa Chelsea është ngritur nga vendi i pestë në vendin e tretë, me 126.000 pikë.

Në 10 vendet e para në renditjen e UEFA-s janë edhe Liverpuli, Real Madridi, PSG, Manchester United, Juventus, Barcelona dhe Roma.

Manchester City 143,000
Bayern Munich 136,000
Chelsea 126,000
Liverpool 123,000
Real Madrid 121,000
Paris Saint-Germain 112,000
Manchester United 104,000
Juventus 101,000
Barcelona 98,000
Roma 97,000

 

Po ndodh...