Noizyt i ndalohet të udhëtojë drejt Amerikës

28 Tetor 2024, 19:11 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Noizyt i ndalohet të udhëtojë drejt Amerikës

Reperi i njohur Noizy, emri i vërtetë i të cilit është Rajku, u përfshi pak muaj më parë në një incidenti të dhunshëm ndaj Medi Isenit, një influencues në TikTok. Ai u arrestua, e pas disa kohësh u la i lirë pasi pagoi një shumë të konsiderueshme parash.

Megjithatë, ai nuk lejohet të hyjë në SHBA për shkak të rastit penal i cili është i hapur në Kosovë. Sipas mediave, Noizy u përpoq të udhëtonte për në SHBA nga Greqia, por ndalimi i hyrjes ishte rezultat i akuzave që e rëndojnë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Me keqardhje ju njoftoj se nuk do jem prezent në turneun e Amerikës këtë rradhë, problemi ishte tek vizat. Gjithsesi uroj që shumë shpejt të jem pranë jush”, ka shkruar Noizy.

Noizy ishte i përfshirë në rrahjen brutale të Medi Isenit më 2 gusht në Pejë dhe, pas kësaj ngjarjeje, u arratis nga Kosova. Ai u arrestua në Shqipëri pesë ditë më vonë, në Shëngjin, dhe u mbajt në burg deri më 16 gusht, kur Gjykata e Durrësit e liroi atë pas ofrimit të një garancie prej 50 mijë eurosh.

Nga ana tjetër, Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, vazhdon të jetë në arrati për të njëjtin rast.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128