Për ju që e humbët, ky banor u shpall i preferuari i publikut!

Mateo është shpallur nga publiku si banori më i preferuar i këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, deri në këtë fazë të lojës. Votimi i shikuesve i dha atij një avantazh të rëndësishëm, duke e vendosur në qendër të vëmendjes brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Pas shpalljes së rezultatit, Mateo u shpreh i emocionuar dhe falënderues ndaj publikut. “Jam jashtëzakonisht shumë i lumtur. I falënderoj jashtë mase. Jemi këtu vetëm prej publikut dhe gjykohemi prej tij”, u shpreh ai, duke theksuar rëndësinë që ka mbështetja e shikuesve për çdo banor në lojë.
Si banori i preferuar, Mateo fitoi të drejtën për të bërë një zgjedhje të rëndësishme që lidhej drejtpërdrejt me nominimet. Ai vendosi t’u japë imunitet pesë banorëve: Gimbos, Shëndritit, Kristit, Gretës dhe Brikenës, duke i shpëtuar ata nga rreziku i eliminimit për këtë javë.
Ndërkohë, në televotim ballë për ballë shkuan pesë banorë të tjerë: Miri, Selin, Mali, Marko dhe Juela, të cilët do të përballen me vendimin e publikut në spektaklin e radhës.
Së fundmi, nga shtëpia e “BBVA” u largua konkurrentja Ina Aderi, pas një televotimi të fortë. Që prej fillimit të këtij edicioni, loja ka prodhuar shumë situata dhe dinamika që kanë mbajtur të mbërthyer vëmendjen e publikut, ndërsa gara bëhet gjithnjë e më e fortë me kalimin e javëve.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128