Përplasje fizike mes vajzave në 'Love Island Albania'

26 Tetor 2023, 21:51 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Përplasje fizike mes vajzave në 'Love Island Albania'

“Love Island” është kthyer në një reality show shumë të shikuar në Shqipëri. Konkurrentët po vazhdojnë të kenë drama të shumta me njëri-tjetrin, një pjesë e të cilave kanë marrë shpesh vëmendje.

Njëra nga pjesëmarrëset, Xhoana, u rikthye sërish me votat e publikut dhe me synimin e vetëm për të kërkuar llogari ndaj Arlindit. Por rikthimi i saj ka qenë me debate të forta, gjegjësisht me Uedën, e cila tani ka filluar të ketë një afrimitet me Arlindin.

Në një moment, ato ngrihen për tu përplasur fizikisht dhe në video dëgjohet Xhoana që i thotë Uedës: “Po të çohem, nuk më intereson se ku jam, do të kap prej flokësh, ndërsa Ueda e provokon duke i thënë “Çohu”.

Megjithëse kjo ishte një ‘prank’, djemtë nuk ishin në dijeni dhe u munduan t’i ndanin bukuroshet.

Në këtë format konkurrentët garojnë për çmimin e madh prej 50 mijë eurosh.

Po ndodh...