Pllakos zia në familjen e Ema Andreas, humb jetën në palestër vëllai i saj binjak
29 Dhjetor 2025, 11:48 / SHOWBIZ

Një lajm i trishtë ka ardhur mëngjesin e kësaj të hëne. Zemra e vëllait binjak të aktores Ema Andrea ka pushuar së rrahuri.
Burime për mediat bëjnë me dije se ish-basketbollisti dhe gazetari sportiv, Enea Andrea është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare, pas një ataku kardiak kur po stërvitej në palestër.
Si basketbollist, Enea ka luajtur me ekipin e Dinamos rreth viteve 2005, ndërsa gazetarinë dhe komentimin e nisi më vonë. Ai ka komentuar pikërisht ndeshjet të basketbollit, NBA dhe Euroligës.
Deri më tani nga vetë aktorja nuk ka ardhur asnjë reagim, ndërkohë që kjo humbje e Eneas ka lënë në dhimbje të thellë familjarët, miq dhe kolegë që ai i pati të shumtë gjatë jetës së tij.
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128