Rasti i parë në historinë e Kuvendit/ Berisha në ‘arrest shtëpie’, a do të marrë ‘ok’ nga gjykata për të qenë pjesë e seancave?

Padyshim që kërkesa e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ndodhet në masën ‘arrest shtëpie’, për të marrë leje të posaçme nga Gjykata, për të qenë pjesë e Kuvendit, duket se është rasti i parë në jetën parlamentare.
Kërkesa në fjalë u bë sot përmes avokatëve të ish-kryeministrit, duke argumentuar faktin se Berisha prezumohet i pafajshëm, se ka të drejtë të marrë pjesë në seancat plenare, por edhe detyrim karshi zgjedhësve të tij.
Në një lidhje live për News24, gazetari Ergys Gjençaj tha se duke iu referuar procedurave, do të jetë e vështirë që kjo kërkesë të pranohet.
“Kjo kërkesë e adresuar nga avokatët e zotit Berisha për lejimin e klientit të tij në seancat planerë, nuk dihet se si do të jetë vendimmarrja. Do të shohim nëse do t’i lejohet të marrë pjesë. Druaj se do të kemi leje për pjesëmarrjen e tij në seancat plenare.”, tha Gjençaj. Kujtojmë se në historinë e pluralizimit shqiptar, asnjë deputet apo ministër, ndaj të cilit ka pasur masë ‘arrest shtëpie’, të jetë dhënë një leje e tillë për t’u paraqitur në seancat plenare.
Po ndodh...
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin
ide
Shkëlqimi dhe rënia e shokut Edi
Aleanca e Vulave dhe Kullave, përballë Republikës së Re
Fillimi i fundit të pushtetit në Shqipëri...
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128