Rita Ora dhe Ylli Limani së shpejti me një bashkëpunim?

1 Nëntor 2025, 17:16 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Rita Ora dhe Ylli Limani së shpejti me një bashkëpunim?

Rita Ora ka ndezur rrjetin duke ndarë një moment të veçantë komunikimi me yllin kosovar, Yll Limani, duke lënë të kuptohet se një bashkëpunim muzikor mund të jetë në horizont.

Këngëtarja me famë botërore publikoi në Instagram Story një foto të bisedës së tyre private, menjëherë pasi të dy u bënë follow në rrjetin social. Ylli, i pari, i shkruan Ritës:

“Rita, e dashuroj ‘All Natural’”, duke shprehur admirim për hitin e saj.

Rita ia kthen me ngrohtësi: “Oh legjendë! Faleminderit, do të thotë shumë për mua e thënë nga një shok shqiptar”.

Por momenti më interesant i bisedës vjen më pas: Ylli sugjeron bashkëpunimin e mundshëm:
“Bashkëpunim?” dhe Rita përgjigjet pa hezitim: “Do ta doja këtë”.

Një shkëmbim i shkurtër, por që mjafton për të emocionuar fansat e dy artistëve kosovar.

Komentet kanë shpërthyer menjëherë, ndërsa ndjekësit spekulojnë për një duet që mund të bashkojë dy prej emrave më të dashur shqiptarë në muzikë. Me këtë veprim, Rita duket se ka dhënë një sinjal të qartë: diçka po gatuhet në prapaskenë dhe fansat nuk do të duhet të presin shumë për ta dëgjuar.

Një bashkëpunim i mundshëm mes Ritës dhe Yllit? Po, besojmë se të gjithë nuk do të habiteshin ta dëgjonin këtë projekt të bëhej hit i menjëhershëm!

 

Po ndodh...