Roza flet hapur: Ja kë banor do e doja jashtë shtëpisë së “BBV”
14 Janar 2024, 21:59 / SHOWBIZ

Banorët e “Big Brother Vip” mbrëmjen e sotme kanë luajtur lojën me “shishe”, ku në vend të dënimeve i drejtonin pyetje njëri-tjetrit.
Një pyetje që iu drejtua Roza Latit ngjalli shumë polemika. Pyetja që iu drejtua ishte: Kush ke qejf që të dalë nga shtëpia?
Roza thotë emrin e Julian Dedës dhe më pas i thotë: Mos ma merr personale dhe për keq por e kam tek e folura me zë të lartë, se ndryshe je djalë flori.
Juli mesa duket nuk e mori shumë në kontekstin e shakasë dhe kërkon që të dijë arsyen se pse Roza mendon ashtu për të.
Juli: Cila është arsyeja e vërtetë që më do jashtë shtëpisë që në javën e parë?
Roza: Ta thashë, se bërtet shumë sepse s’kam asgjë personale me ty, kaq.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

