Roza Lati: Në televizion kam njohur vajza që shesin trupin për lekë, sa kohë nuk kanë tangërllik, janë në rregull

Moderatoja e njohur dhe e dashur për publikun Roza Lati ishte e ftuar në një intervistë ku ka folur për pjesën ku vajzat “shesin” trupin e tyre për lekë.
E pyetur nga moderatori i emisionit për këtë temë, Lati është shprehur se: Më përpara kam pasur revoltë. Tani më është dashur të punoj në televizion me vajza që shesin trupin për lekë.
Gjithashtu Roza gjatë intervistës ka theksuar se: Kam njohur vajza të tilla, kam kuptuar dhe për sa kohë janë njerëz që e shesin trupin, por në tavolinë nuk bëjnë tangërllëk, atëherë kanë jetën e tyre. Prostitucioni është zanati më i vjetër në rruzullin tokësor. Nëse vajzat zgjedhin këtë, por në tavolinë nuk sillen keq me mua, është puna e tyre’.
Kujtojmë se prej disa kohësh Roza Lati është në një lidhje dashurie me Xhonatan Islamin, ata shihen shumë të dashuruar pranë njëri-tjetrit dhe për një farë kohe kanë preferuar që mos të kenë dalje publike edhe të qëndronin larg mediave.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




