Rrëfim me fustanin e nusërisë, bashkëshortja e Alex Soros për Vogue: Kur ai më propozoi ishte koha që nuk kishte kuptim

15 Qershor 2025, 15:50 / SHOWBIZ ALFA PRESS
Rrëfim me fustanin e nusërisë, bashkëshortja e Alex Soros

Alex Soros dhe Huma Abedin i kanë dhënë fudn beqarisë së tyre këtë fundjavë me një festë luksoze në Hamptons, ku morën pjesë ish-presidentë dhe personalitete të tjera të njohur demokratë. Mediat e huaja shkruajnë se nusja 49-vjeçare dukej rrezatuese me një fustan elegant ngjyrë të bardhë ​​me supe të zbuluara, dhe me kopsa në shpinë. 

Para ditës së madhe, teksa bënte provat për fustanin e nusërisë, Abedin ka folur për Vogue. Ajo është shprehur e lumtur për dasmën teksa ka treguar edhe për propozimin për fejesë që mori vitin e shkuar nga Alex Soros.

"Jam vërtet e lumtur, thjesht qëndroj pezull shumicën e ditëve," thotë Abedin për humorin e saj përpara martesës me investitorin dhe kryetarin e Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur, Alex Soros.

“U fejuam më 4 qershor 2024, poshtë katit pranë tavolinës së ngrënies. U shokova, jo nga fakti që ai më propozoi, por ishte koha që nuk kishte kuptim. Ishte një ditë shumë kaotike, shumë e ngarkuar, dhe unë po nisesha për një udhëtim të nesërmen. Shkova të lyeja flokët në mëngjes [dhe] më ra diçka në këmbë, kështu që kisha veshur atlete. I njihni ato ditë kur gjithçka po shkatërrohet? Dhe pastaj ai thjesht më propozoi", tha Abedin.

Abedin i tha po Sorosit dhe mori një unazë mahnitëse me diamant të prerë në formë smeraldi. Disa javë më vonë, çifti e bëri zyrtar qëllimin e tyre për t’u martuar në Instagram me një postim në rrjetin social, të ndarë gjatë pushimeve në Itali.

Po ndodh...

ide