Rrëfimi prekës i Dijonisit në Ferma VIP: Shtëpia pa mamin më duket e huaj

9 Prill 2024, 10:00 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Rrëfimi prekës i Dijonisit në Ferma VIP: Shtëpia pa mamin

Personazhi i njohur Dijonis Biba ka folur për herë të parë për arsyen që e ktheu në Shqipëri.

Ai i tregoi këngëtares Elsa Lila se ishte pikërisht nëna e tij, që bëri që ai të merrte vendimin për t'u kthyer.

"Edhe pse isha në arrest dhe nuk më lejonin të kthehesha, bëra gjithçka që të kthehesha. Mami ishte në gjendje kome dhe e kam gjetur në momentin e fundit. Kur e putha, i dolën lot dhe aty kuptova se ishte duke më pritur."

"Kam shumë kujtime te shtëpia, por pa nënën nuk e di më duket si një shtëpi e huaj", tregoi ai i prekur.

 

Po ndodh...

ide