Shawn Mendes në një romancë të re me aktoren e njohur braziliane

5 Janar 2026, 12:19 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Shawn Mendes në një romancë të re me aktoren e njohur

Shawn Mendes duket se po shijon një romancë të re me aktoren braziliane Bruna Marquezine. Dyshja u fotografua duke shkëmbyer puthje dhe përqafime në det, pranë bregdetit të Alagoas në Brazil, duke konfirmuar afrimitetin mes tyre.

Pamjet vijnë vetëm pak javë pasi Shawn dhe Bruna u panë së bashku në një aeroport në Brazil dhe më pas në një darkë në Rio de Janeiro. Ata kanë udhëtuar shpesh së bashku kohët e fundit, çka ka nxitur spekulime se lidhja e tyre po bëhet gjithnjë e më serioze.

Me sa duket, romanca e tyre po vazhdon edhe në fillim të vitit të ri, duke i lënë fansat të presin një “verë dashurie” për çiftin.

Po ndodh...

ide